FC Prishtina përforcohet me futbollist tunizian - Gazeta Express
string(47) "fc-prishtina-perforcohet-me-futbollist-tunizian"

FC Prishtina përforcohet me futbollist tunizian

Gazeta Express

26/10/2020 16:45

Futbollisti tunizian do t’i mbrojë ngjyrat Bardhekaltër në vazhdim të sezonit, ndërsa premton se do ta japë më të mirën e tij për ta ndihmuar ekipin kryeqytetas

FC Prishtina e ka bërë një “goditje” sot, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Bardhekaltrit i kanë siguruar shërbimet e futbollistit Ahmed Radaoiu.

Palët e kanë kompletuar dokumentacionin për transferimin e lojtarit nga Tunizia.

23 vjeçari luan në tri pozita, si mbrojtësi  majtë, mesfushor dhe anësor, ndërsa arrin në klubin kosovar nga skuadra e elitës së futbollit tunizian, Etoile Sahel.

“Për mua ardhja në Prishtinë është sfidë e re. Kam ardhur të jap maksimumin tim, të jap gjithçka për Prishtinën dhe të prezantojë sa më mirë futbollin tunizian”, deklaroi ai.

“Unë tanimë e njoh skuadrën, i njoh futbollistët, trajnerët, të gjithë janë futbollistë të mirë dhe me mentalitet të lartë sportiv. Do të provoj, megjithëse ekipit iu kam bashkuar me vonesë, që sa më shpejt të ambientohem, të përshtatem me ekipin dhe kur do që të më jepet rasti, t’i ndihmoj shokët dhe ekipin për të pasur një sezon sa më të mirë”, përfundoi ai. /Gazeta Express/