FBK publikon dënimet lidhur me incidentet e finales në Superkupë, e pëson vetëm klubi i Yllit - Gazeta Express
string(92) "fbk-publikon-denimet-lidhur-me-incidentet-e-finales-ne-superkupe-e-peson-vetem-klubi-i-yllit"

FBK publikon dënimet lidhur me incidentet e finales në Superkupë, e pëson vetëm klubi i Yllit

Sport

Gazeta Express

22/09/2023 15:33

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka publikuar dënimet e shqiptuara lidhur me incidentet e natës finale në Superkupën e Kosovës në basketboll.

Finalja u zhvillua mes Trepçës dhe Pejës, teksa u përcoll me incidente të shumta si brenda, ashtu edhe jashtë palestrës “13 Qershori”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Lidhur me incidentet, Komisioni i Garave i FBK-së shqiptoi dënim në total prej 1700 eurosh ndaj organizatorit, KB Golden Eagle Ylli.

Dënime u shqiptuan edhe ndaj Rami Hadar, Adis Beciragic dhe Justin Davis.

Dënimet e shqiptuara:

Në raportin për ndeshjen finale rreth sjelljeve të tifozëve është shënuar se ka pasur sjellje jo të mira dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes ka pasur hedhje të gjësendeve të forta nga ana e tifozëve mitrovicas, që rezultoi në zbrazjen e pjesërishme të palestrës.

Gjithashtu ceket se pas përfundimit të ndeshjes, sjellje të tilla ka pasur edhe nga ana e shikuesve pejanë.

Numri i tifozëve të pranishëm ishte rreth 1200. /Gazeta Express/