FBK premton përkrahje për klubin 3x3 Prishtina - Gazeta Express
string(46) "fbk-premton-perkrahje-per-klubin-3x3-prishtina"

Gazeta Express

25/06/2020 14:52

FBK premton përkrahje për klubin 3×3 Prishtina

Gazeta Express

25/06/2020 14:52

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku kanë pritur përfaqësuesit e klubit 3×3 Prishtina, Fikret Shatri dhe Fisnik Juniku.

Takimi është mbajtur në zyre të FBK-së, derisa temat kanë qenë aktivitetet e klubit 3×3 Prishtina gjatë muajit gusht dhe kërkesa për mbështetje nga FBK-ja për këtë aktivitet, si dhe kërkesa nga 3×3 Prishtina për bashkë-organizimin e aktiviteteve në të ardhmen për lojën 3×3, me theks të veçantë në konkurrencën e femrave.

Lexo Edhe:

Në mesin e muajit prill, FIBA ka dërguar dy donacione për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK). Bëhet fjalë për terrenin e lojës 3×3, semaforin 3×3, topat 3×3, topat e Mini-Basketbollit dhe topat për vajza. FIBA në fund të vitit pati vendosur ta shpërblejë FBK-në për punën e shkëlqyeshme që kjo e fundit e ka bërë gjatë vitit 2019 për zhvillimin e basketbollit ndër të rinj në vendin tonë.

Në fakt ka qenë FIBA Evropa që e ka nominuar FBK-në në mesin e dy Federatave Nacionale të Evropës për të qenë fituese e 350 topave Molten (të madhësisë 4, 5 dhe 3×3) për të inkurajuar FBK-në që të vazhdojë me punën e shkëlqyer që po e bënë e veçanërisht me të rinjtë.

Loja 3×3 përkrahet nga FIBA, dhe për këtë arsye, Federata e Basketbollit e Kosovës do të mbështetë çdo aktivitetet të masivizimit të kësaj loje.

Drejtuesit e FBK-së ishin pro kërkesave të përfaqësuesve të 3×3 Prishtina dhe premtuan se do të bëjnë çmos për të masivizuar këtë lojë në Kosovë.

Kjo lojë është atraktive për të rinjtë, dhe gjatë kësaj vere pritet të organizohen disa aktivitete, duke marrë parasysh se zhvillohen në ambiente të hapura dhe është më lehtë, për shkak të pandemisë COVID-19, ku janë anuluar shumë aktivitete sportive në mbarë botën.