FBK del me njoftim: Biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër mund të blihen në Prizren dhe Prishtinë - Gazeta Express
string(93) "fbk-del-me-njoftim-biletat-per-ndeshjen-kosove-zvicer-mund-te-blihen-ne-prizren-dhe-prishtine"

Sport

Gazeta Express

17/07/2023 16:24

FBK del me njoftim: Biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër mund të blihen në Prizren dhe Prishtinë

Sport

Gazeta Express

17/07/2023 16:24

Më 19 korrik, Kombëtarja e Kosovës në basketboll i nis garat për parakualifikueset e Eurobasketit 2025.

“Dardanët” i presin katër ndeshje gjatë korrikut e gushtit, derisa të mërkurën mbrëma do të përballen ndaj Zvicrës, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, shkruan Gazeta Express.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se sot do të fillojë shitja e biletave për përballjen ndaj “Helvetikëve”.

Çmimi i biletës është 3 euro, teksa shitja do të bëhet nga ora 17:30 deri në 21:30. Pika e shitjes për sot dhe nesër në Prizren do të jetë te shatërvani.

Nesër biletat do të dalin në shitje edhe në Prishtinë, konkretisht te amfiteatri “Zahir Pajaziti”, në orarin e njëjtë gjithashtu. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement