Fajon pas letrës për ndryshim kufijsh: Sllovenia të dalë sa më shpejt me një qendrim për Ballkanin Perëndimor - Gazeta Express
string(108) "fajon-pas-letres-per-ndryshim-kufijsh-sllovenia-te-dale-sa-me-shpejt-me-nje-qendrim-per-ballkanin-perendimor"

Fajon pas letrës për ndryshim kufijsh: Sllovenia të dalë sa më shpejt me një qendrim për Ballkanin Perëndimor

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 14:54

Politikania sllovene dhe shefja e grupit social-demokrat në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka reaguar pas letrës që ka publikuar një medium slloven, e në të cilën përshkruhet ridefinimi i kufijve të Ballkanit Perëndimor, specifikisht Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës.

Fajon ka thënë se një qasje e tillë është e rrezikshme, dhe sipas saj shteti slloven duhet të dal me një qëndrim rreth atij dokumenti, pavarësisht faktit, nëse ai dokument është hartuar në Slloveni apo jo.

Lexo Edhe:

“Ekziston një perceptim i rrezikshëm i politikës për Ballkanin Perëndimor në lidhje me Slloveninë, e cila kërcënon seriozisht besueshmërinë dhe suksesin e Këshillit tonë të BE-së. Pavarësisht nëse është një dokument i krijuar në Slloveni apo jo, dëmi që u krijua për vendin tonë është tashmë shumë i madh”, ka thënë Fajon.

“Është e nevojshme që të jepet një pozicion i qartë i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor sa më shpejtë që është e mundur, në veçanti për Bosnjën”, ka shtuar tutje Fajon, raporton Express.

Ajo në fund ka thënë se e vetmja mënyrë për paqe, bashkëpunim është integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkim Evropian./Express/