EX30 kundër EX90, kështu duket kur Volvoja e madhe godet më të voglën në testin simulues të përplasjes - Gazeta Express
string(101) "ex30-kunder-ex90-keshtu-duket-kur-volvoja-e-madhe-godet-me-te-voglen-ne-testin-simulues-te-perplasjes"

EX30 kundër EX90, kështu duket kur Volvoja e madhe godet më të voglën në testin simulues të përplasjes

AutoTech

Gazeta Express

01/05/2024 11:42

Me popullarizimin e veturave elektrike, masa e automjeteve rritet edhe më shpejt dhe gjithçka sjell pasoja të caktuara për sigurinë pasive dhe aktive të përdoruesve.

Kryeredaktori i Automotive News Europe, Doug Bolduc pati mundësinë të vizitonte Qendrën e Sigurisë Volvo në Torslanda, Suedi, ku mori pjesë në një provë interesante përplasjeje.

Lexo Edhe:

Volvo-të më të vegjël dhe më të mëdhenj elektrikë, përkatësisht modelet EX30 dhe EX90, morën pjesë në simulimin e përplasjes, transmeton Telegrafi.

Duke vepruar kështu, u zgjodh një lloj përplasjeje veçanërisht e pafavorshme, ku një veturë më e madhe goditi pjesën anësore e një më të vogël.

Në momentin e përplasjes, EX90 udhëtonte me një shpejtësi prej 50 km/h, ndërsa EX30 me shpejtësi 20 km/h.

Çfarë ndodh në një aksident trafiku ku përfshihen dy vetura me një masë totale prej gati pesë tonësh, mund ta shihni më poshtë.