BE miraton ligjin e ri për ‘Intelegjencën Artificiale’ - Gazeta Express
string(52) "be-miraton-ligjin-e-ri-per-intelegjencen-artificiale"

BE miraton ligjin e ri për ‘Intelegjencën Artificiale’

AutoTech

Gazeta Express

21/05/2024 13:27

Të martën, Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi legjislacionin e ri për ‘Inteligjencën Artificiale’.

Ky është ligji i parë i këtij lloji në botë, që synon të promovojë përhapjen e sistemeve të sigurta të AI në të gjithë BE-në si për aktorët privatë ashtu edhe për ato shtetërore. Përveç kësaj, ajo duhet të sigurojë të drejtat themelore të qytetarëve të BE-së, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.

Lexo Edhe:

Ligji klasifikon sisteme të ndryshme të ‘AI-së’ në lidhje me rrezikun që ato paraqesin.

Sistemet me rrezik të ulët do të shqyrtohen më lehtë, ndërsa sistemet me rrezik të lartë (të cilat trajtojnë të dhëna të ndjeshme) do të duhet t’i nënshtrohen kontrolleve më të ashpra për të fituar akses në tregun e BE-së.

Ligji, ndër të tjera, do të ndalojë përdorimin e sistemeve të ‘AI-së’ që përdorin të dhëna biometrike për të profilizuar njerëzit bazuar, për shembull, në fe, etni ose orientim seksual.