AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda - Gazeta Express
string(39) "ai-krijoi-nje-robot-ne-vetem-26-sekonda"

AutoTech

Gazeta Express

06/05/2024 23:17

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AutoTech

Gazeta Express

06/05/2024 23:17

Kur një grup studiuesish i kërkuan AI të projektonte një robot që mund të ecte, AI krijoi një gjë “të vogël, të butë dhe të deformuar” që lëvizë kur mbushet me ajër.

“Ne i thamë inteligjencës artificiale se donim një robot që të mund të ecte në tokë. Pastaj thjesht shtypëm një buton dhe kjo është e gjitha”, thanë ata, transmeton Telegrafi

Lexo Edhe:

Në 26 sekonda, AI krijoi një plan për një robot “që nuk duket si asnjë kafshë që ka ecur ndonjëherë në tokë”, tha Sam Krigman njëri nga studiuesit pranë Universitetit Northwestern në Illinois, SHBA.

AI filloi me një bllok të vogël gome dhe modeloi forma të ndryshme përpara se të arrinte në një dizajn përfundimtar që mund të ecte. Dizajni përfundimtar lëviz pasi studiuesi e fryn atë me ajër.

Krigman thotë se studiuesit nuk janë plotësisht të sigurt pse roboti vendosi të krijonte këtë formë të pazakontë – dhe pse ishte e mbushur me vrima.