Erotimatologio / Ylljet Aliçka - Gazeta Express
string(28) "erotimatologio-ylljet-alicka"

Erotimatologio / Ylljet Aliçka

Arte

Gazeta Express

20/05/2022 17:34

Ylljet Aliçka, shkrimtar dhe diplomat shqiptar. Autor i disa librave, ndër të cilat veçojmë: Tregime (1998) Onufri; Kompromisi (2001) Onufri; Parrullat me gurë (2007) Toena; Valsi i lumturisë (2012) Toena; Metamorfoza e nje kryeqyteti (2019) Onufri.

Aliçka është fitues i një morie çmimesh letrare, ndër të cilat: Penda e Argjende, prozë, libri “Kompromisi” Ministria e Kulturës Shqiptare;Special prize, VII Premio Letterario Nazionale, Romë, Itali; Penda e Argjende, romani Valsi i lumturisë Ministria e Kulturës shqiptare.

Lexo Edhe:

Ai është i përkthyer në disa prej gjuhëve kryesore evropiane.

Libri i parë

“Aventurat e baronit Mynhauzen” R.E.Raspe.

Libri që do të doje ta kishe shkruar

“Tregime dhe novela” A.Cehov.

Libri që në këtë moment do të doje ta lexonte tjetri

“Përçmimi”,  Alberto Moravia.

Libri që jua ka ndryshuar jetën

“Tre shokë”,  E.M.Remark.

Libri i përfolur që ende s’e keni lexuar

“Iliada”,  Homeri.

Libri i përfolur që ju ka zhgënjyer

“Alkimisti”, Paulo Koheljo.

Libri që ju ka befasuar

“Serotonina”, Mishel Hollebek.

Libri të cilit i jeni rikthyer disa herë

“Viti i vdekjes së Rikardo Rais”, Jose Saramago.

Libri i fundit

“Armëpushimi”, Primo Levi.

/Gazeta Express