Erik ten Hag insiston për Arnautovicin, Man United planifikon ofertën e re - Gazeta Express
string(73) "erik-ten-hag-insiston-per-arnautovicin-man-united-planifikon-oferten-e-re"

Sport

Gazeta Express

08/08/2022 16:37

Erik ten Hag insiston për Arnautovicin, Man United planifikon ofertën e re

Sport

Gazeta Express

08/08/2022 16:37

Manchester United është duke e kërkuar sulmuesin e Bolognas, Marko Arnautovicin.

Sipas gazetarit, Florian Plettenberg, është trajneri i skuadrës angleze, Erik ten Hag, që po insiston për transferimin e tij – transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ten Hag thuhet se e dëshiron Arnautovicin në skuadër, kështu që Man United është gati për të rritur ofertën.

Edhe reprezentuesi i Austrisë gjithashtu e dëshiron kalimin në “Old Trafford” dhe ribashkimin me trajnerin holandez.

Dyshja kishin punuar së bashku për tre sezone te Twente – nga 2006 deri më 2009.

Kujtojmë se oferta e parë prej 8/9 milionë eurosh është refuzuar nga Bologna.

33-vjeçari me Bolognan ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/