Epistula e javës / Giuseppe Rensi: Letrat spirituale, I - Gazeta Express
string(51) "epistula-e-javes-giuseppe-rensi-letrat-spirituale-i"

Arte

Gazeta Express

02/12/2022 17:03

Epistula e javës / Giuseppe Rensi: Letrat spirituale, I

Arte

Gazeta Express

02/12/2022 17:03

Giuseppe Rensi (1871 –1941), ka qenë filozof, avokat dhe antifashist italian, me nënshtetësi zvicerane. Drejtues i katedrës së filozofisë morale në Universitetin e Gjenovës

I.

Lexo Edhe:

E fisme dhe e lavdërueshme është dhimbja që ndien për shkak se nuk ke arritur të çlirohesh siç do të doje nga pasionet e tua dhe të ngrihesh lart në nivelin moral. Është një dhimbje që nuk do të doja të ta heqë për fare, sepse ajo është e mbarsur me mundime dhe progres. Megjithatë, një ngushëllim të vogël dua të ta dhuroj.

Ti nuk je një njeri; je njeriu. Je një me të gjithë njerëzit e së kaluarës dhe të së ardhmes. Je një fill, një intrigë, një gërshetim, një nyjë e atij “teli të nderë” të vetëm në kohë (për ta përdorur shprehjen niçeane) të njerëzimit; një moment e asaj rrjedhe unike që ai është. Prandaj, substancialisht mund të shpaguhesh duke menduar se të metat e tua, apo veset e tua, boshllëqet e tua apo mossukseset e tua, eliminohen dhe ndreqen në njeriun e së ardhmes, do të thotë te Njeriu, zhvillim unik dhe kompleksiv një thermi e të cilit je dhe që do të shkojë udhës së vet (në rritjen e vet), gjithnjë duke u përmirësuar dhe duke u bërë më i qartë dhe i pastër: sepse pasi të hiqen dhe të ndreqen ato të meta të tuat në këtë proces, te Njeriu, do të hiqet nga Njeriu, pjesë e të cilit pra je, që është ti, që është edhe ti, e gjithë e keqja që ishte tek ai njeri. Shiko me çfarë thellësie shikimi Platoni dhe Campanella parashikonin zbatimin vendimtar të moralitetit, më shumë se sa nga sforcimi i individit, nga fakti se me bashkëshortë të rregulluar me mençuri, do të thotë me eugjentikën, specia, do të thotë Njeriu, të mund të ngrihet, t’i eliminojë zgjyrat, të bëhet fizikisht dhe spiritualisht gjithnjë e më i shëndoshë. Ajo pra (mendonin ata) për të cilën lypset në radhë të parë të preokupohemi është jo aq njeriu si Njeri; kur të jetë i risistemuar mirë, rikompozuar dhe ripastruar nga njollat ai “tel i nderë” i vetëm, që është Njeriu në rrjedhën e tij, edhe njeriu do të rezultojë në gjendje optimale. Ngushëllohu pra për të metat e tua të tanishme. Njollat që janë në këtë sferë të vogël, apo moment, apo fragment të njeriut, që je ti, më vonë do të lahen te Njeriu. Nëse jo në tashmen tënde ti, në ti-në tënde të ardhshme, do të thotë në rrjedhën e Njeriut, në Njeriun total, që është edhe ti, ato do të eliminohen.

Marrë nga Giuseppe Rensi “Lettere spirituali”, Adelphi, 1987

/Përkthimi: Gazeta Express