Endrit Shala do ta drejtojë Komisionin për Ekonomi - Gazeta Express
string(50) "endrit-shala-do-ta-drejtoje-komisionin-per-ekonomi"

Endrit Shala do ta drejtojë Komisionin për Ekonomi

Gazeta Express

20/02/2020 12:34

Është konstituuar Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike, udhëheqja e se cilit i takon Grupit Parlamentar të Nismës.

Ky Komision do të udhëhiqet nga ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. Nënkryetare e parë e Komisionit do të jetë deputetja e LDK-së, Dorentinë Maloku-Kastrati, ndërsa nënkryetari i dytë do të jetë Zoran Mojsiloviq nga Lista Srpska.

Lexo Edhe:

Anëtarë të Komisionit do të jenë nga Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, Hekuran Murati, Elbert Krasniqi, nga LDK-ja deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi, nga PDK-ja Ferat Shala, Memli Krasniqi, nga AAK-ja Pal Lekaj dhe nga Grupi 6 + Adem Hodza.