Emri/ Identifikohet një nga viktimat në Kolonjë, policia jep detajet për aksidentin tragjik - Gazeta Express
string(89) "emri-identifikohet-nje-nga-viktimat-ne-kolonje-policia-jep-detajet-per-aksidentin-tragjik"

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2021 14:37

Emri/ Identifikohet një nga viktimat në Kolonjë, policia jep detajet për aksidentin tragjik

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2021 14:37

Blutë e Lushnjës japin detaje nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak më parë në Kolonjë, ku humbën jetën babë e bijë.

Policia njofton se mjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën 68-vjeçari Xh. O., me të bijën, ende të paidentifikuar.

Lexo Edhe:

Mësohet se viktimë është shtetasi Xhezmi Oshafi.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.