Emrat/ Trafikonin kanabis nga SHBA drejt Shqipërisë, zbardhet skema - Gazeta Express
string(65) "emrat-trafikonin-kanabis-nga-shba-drejt-shqiperise-zbardhet-skema"

Emrat/ Trafikonin kanabis nga SHBA drejt Shqipërisë, zbardhet skema

Shqiperi

Gazeta Express

29/03/2024 12:55

Një tjetër rast i trafikut të drogës me postë nga SHBA në vendin tonë, është zbuluar nga policia. Gjatë operacionit policor të koduar “California” ranë në pranga Skënder Vata, 27-vjeç dhe Jurgest Luzi, 24-vjeç, të dy banues në Kamëz.

Sipas burimeve, Skënder Vata, dërgoi për të marrë sasinë e drogës Jurgest Luzin.

Lexo Edhe:

3 kg e 200 gramë cannabis me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe 2 celularë janë sekuestruar nga policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se policia zbuloi mënyrën e trafikut me postë të kanabisit më 20 mars, ku ranë në pranga I. S., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim F. L., 21-vjeç.

Nuk dihet ende nëse ata i përkasin të njëjtit grup me të njëjtin rrjet shpërndarjeje droge.