Emigrantët, The Guardian: Shqipëria "e zhgënjyer" nga Britania, ku po çalon bashkëpunimi - Gazeta Express
string(83) "emigrantet-the-guardian-shqiperia-e-zhgenjyer-nga-britania-ku-po-calon-bashkepunimi"

Emigrantët, The Guardian: Shqipëria “e zhgënjyer” nga Britania, ku po çalon bashkëpunimi

Shqiperi

Gazeta Express

02/11/2022 10:34

Emigrantët shqiptarë që kalojnë me gomonë drejt tokës britanike ka qenë shpeshherë temë shqetësuese dhe temë diskutimi ditët e fundit.

Pak javë më parë Shqipëria dhe Britania e Madhe vendosën të bashkëpunojnë mes tyre për parandalimin e rritjes së numrit të shqiptarëve që kalojnë përmes kanalit të La Manshit në mënyre ilegale.

Lexo Edhe:

Por duket se diçka po çalon në këtë marrëveshje mes dy vendeve.

Sipas “The Guardian”, burime qeveritare në Tiranë kanë thënë se përpjekjet e përsëritura për të marrë informacion nga Britania e Madhe për ata që udhëtonin me varkat e vogla kishin dështuar, duke i lënë ata të vepronin në errësirë.

“Ne kemi bërë gjithçka që na është kërkuar. E vetmja gjë që kemi kërkuar nga miqtë tanë britanikë është të na japin disa informacione për 140,000 shqiptarët që jetojnë në Britani. Vetëm Britania e Madhe ka informacion mbi rrugët”, tha një burim i qeverisë shqiptare për median britanike.

Më shumë se 38,000 emigrantë kanë mbërritur në Britani me varka të vogla përgjatë Kanalit deri më tani këtë vit. Rreth 12,000 raportohen si shqiptarë krahasuar me një total prej 800 vitin e kaluar dhe 50 në 2020.

Dan O’Mahoney, komandanti për Forcën Kufitare, i tha komitetit të përzgjedhur për punët e brendshme të Commons të hënën se numrat barazoheshin me “1% deri në 2%” të meshkujve shqiptarë të moshës 20 dhe 40 vjeç.

“Burimet e qeverisë shqiptare shprehën zhgënjimin për mungesën e një bashkëpunimi efektiv, nisur nga shqetësimet për këtë çështje në qeverinë britanike.Tirana ka siguruar oficerët e Forcave Kufitare për të operuar në Dover, siç kërkohet nga Zyra e Brendshme, dhe zyrtarët kanë kontrolluar ata që po fluturonin jashtë Shqipërisë”, thuhet në shkrim.

Media britanike nënvizon se  zhgënjimi kryesor në Tiranë është dështimi i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të zbatuar një marrëveshje për dëbimet e shpejta të atyre shqiptarëve që mbërrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

/Gazeta Express