Elshani: Policia e Kosovës është e përgatitur për zgjedhjet në katër komunat veriore - Gazeta Express
string(83) "elshani-policia-e-kosoves-eshte-e-pergatitur-per-zgjedhjet-ne-kater-komunat-veriore"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2024 7:20

Elshani: Policia e Kosovës është e përgatitur për zgjedhjet në katër komunat veriore

Lajme

Gazeta Express

20/04/2024 7:20

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni ka treguar se si do të ecin procedurat e aktiviteteve të policisë përgjatë ditës së diel, ku do të kryhet votimi në katër komunat në veri.

Ai tha se se nëse shfaqet ndonjë problem, policia është e përgatitur.

Lexo Edhe:

“Policia e Kosovës për çdo ngjarje që është me rëndësi apo që është ngjarje interesante, punon planet e veta operacionale, kjo nuk është ndonjë përjashtim, kështu që policia është e përgatitur për ditën e diel dhe konsiderojmë që nuk do të ketë ndonjë problem, së paku deri tani, në këtë moment ne nuk kemi ndonjë informacion që do të ketë probleme”, tha Elshani në Klan Kosova.

“Sidoqoftë nëse do të kemi ndonjë situatë me të cilën duhet të ballafaqohemi, ne jemi të gatshëm. Do të ketë policë shtesë, sepse ndodh që do të kemi policë të rendit që do të jenë afër qendrave të votimit, ashtu siç e ka paraparë KQZ-ja”.

“Ne mendojmë që kemi një partneritet të mirë me KQZ-në, si dhe me ata ndërkombëtarë që janë prezent këtu”.