Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë dalë në një përfundim paraprak në lidhje me vdekjet e Anisa Josifit e nënës së saj Zhanetës.
Rezulton se 30 vjeçarja ka ndërruar jetë rreth 15 muaj më parë. Trupi i vajzës është gjetur i ‘mumifikuar’, pasi nëna dhe e motra e kishin mbuluar me disa çarçafë dhe e kishin lyer me vaj e uthull.
Ndërkohë po sipas ekspertizës mjeko- ligjore, Zhaneta Josifi ka ndërruar jetë disa ditë më parë.
E vetmja që i shpëtoi vetëflijimit ka qenë Blerta Josifi, e cila aktualisht ndodhet në urgjencën psikiatrike./Express