Ambasadori gjerman: Pajtohem me Hovenierin, zgjedhjet në veri duhet të shtyhen - Gazeta Express
string(68) "ambasadori-gjerman-pajtohem-me-hovenierin-zgjedhjet-duhet-te-shtyhen"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 9:20

Ambasadori gjerman: Pajtohem me Hovenierin, zgjedhjet në veri duhet të shtyhen

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 9:20

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri duhet të shtyhen, pas incidenteve të fundit atje, raporton Express.

Rohde ka shpërndarë postimin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ku ai thotë se s’janë kushtet të mbahen zgjedhjet tani.

Lexo Edhe:

Rohde ka thënë se pajtohet me këtë që ka thënë Hovenier dhe se është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme mbajtja e zgjedhjeve tani.

“Pajtohem me kolegun tim nga Shtetet e Bashkuara se zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme që ato të mbahen tani”, ka shkruar Rohde.

Ndryshe, Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se zgjedhjet për pushtetin komunal në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe duhet të shtyhen dhe se për këtë çështje do të diskutojë më udhëheqësit e Kosovës gjatë vizitës së tij në Prishtinë javën që vjen.

Chollet tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara mendojnë se “nuk është koha e duhur për zgjedhje duke pasur parasysh ndjeshmërinë e momentit dhe kemi parë dhunë në 24 orët e fundit. Është kohë e tensionuar dhe duam të sigurohemi se ka kushte për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të drejta. Kosova është demokraci shumetnike, sikurse Shtetet e Bashkuara. Ne jemi krenar me punën që Shtetet e Bashkuara kanë bërë në këto 20 e ca vjet për ngritjen e demokracisë në Kosovë dhe duam të punojmë për ta mbështetur dhe ruajtur atë. Së këndejmi mendojmë se këto zgjedhje duhet të shtyhen derisa koha të jetë e duhur dhe kur mund të mbahen pa nxitur më shumë joqëndrueshmëri dhe dhunë”./Gazeta Express