Edicioni i katërt i “Prizren Rock n Blues Fest” rikthehet më 3, 4 dhe 5 korrik - Gazeta Express
string(75) "edicioni-i-katert-i-prizren-rock-n-blues-fest-rikthehet-me-3-4-dhe-5-korrik"

Rozë

Gazeta Express

07/05/2026 11:25

Edicioni i katërt i “Prizren Rock n Blues Fest” rikthehet më 3, 4 dhe 5 korrik

Rozë

Gazeta Express

07/05/2026 11:25

Prizreni do të mirëpresë edhe këtë verë edicionin e katërt të festivalit “Prizren Rock n Blues Fest”, i cili do të mbahet më 3, 4 dhe 5 korrik, me premtimin për një program më të madh dhe plot befasi për publikun.

Organizatorët kanë bërë të ditur se festivali i sivjetmë do të sjellë një koncept të veçantë artistik, duke bashkuar legjendat botërore të rock-ut me emrat më të njohur shqiptarë të muzikës rock të viteve ’80.

“Ky festival sivjet do të ngërthejë dy dimensione. Do të jetë një tribut i veçantë për legjendat botërore të rockut dhe do të ngjisë në skenë gjigantët shqiptarë të muzikës së viteve 80-të. Emrat do ti sjellim shumë shpejt për publikun, deklaroi Hekuran Gashi, drejtor i Prizren Rock n Blues Fest.

Sipas tij, edicioni i këtij viti do të organizohet me dy skena gjigante, në tre mbrëmje të cilat do ta konfirmojnë edhe një herë Prizrenin si kryeqendër e rock n roll-it shqiptarë.

Festivali pritet të mbledhë artistë, adhurues të muzikës rock dhe vizitorë nga vende të ndryshme të rajonit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement