Edhe Ulpiana reagon për ndeshjen e përfolur me Vllazninë - Gazeta Express
string(56) "edhe-ulpiana-reagon-per-ndeshjen-e-perfolur-me-vllaznine"

Futboll

Gazeta Express

09/04/2024 22:23

Edhe Ulpiana reagon për ndeshjen e përfolur me Vllazninë

Futboll

Gazeta Express

09/04/2024 22:23

Edhe Ulpiana ka reaguar për ndeshjen ndaj Vllaznisë, të cilën e humbi me rezultat 3:4.

Nga shumëkush, kjo përballje u konsiderua e dyshimtë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

E klubi lipjanas ka dalë me një njoftim lidhur me këtë rast.

Ky është reagimi i plotë i tyre, pa ndërhyrje:

Të nderuar qytetar të Komunës së Lipjanit,

Të nderuar futbolldashës,

Me vëmendje të shtuar kemi përcjell “fushaten linquse” në media nga disa (b)analist si dhe përmes rrjeteve sociale nga faqe të grupeve të caktuara të interesit, ku kemi parë se KF Ulpiana po lakohet për dukuri e veprime që nuk përshkojnë me gjendjen reale dhe faktike.

Këto reagime kanë ardhur kryesisht nga marioneta të klubeve që në mungesë të rezultateve po porosisin denziformata të tilla tendecioze dhe po tentojnë që të mbulojnë dështimet e tyre duke n’a atakuar neve si klub i cili gjatë tërë sezones kemi qenë konkurent për pozitat e para në tabelë.

Vendi ynë është i vogël dhe e njohum mirë njëri-tjetrin, lansimi i kësaj fushate linquse ndaj klubit tonë është bërë nga bastorgji të cilët e kanë të ndaluar europen përshkak të kurdisjeve e dukurive negative në sportin e futbollit.

KF Ulpiana e ka humbur ndeshjen ndaj KF Vllaznia Pozhoran edhe në xhiron e IX-të, ku ne patum reaguar për referim skandaloz, ku vlen të përmendet që në disa ndeshje jemi dëmtuar rëndë nga referimi skandaloz dhe askush nuk u ngrit për të kërkuar drejtësi, por sot janë ngritur e janë ba bashk që përmes fushatave linquse ndaj klubeve tjera të i mbulojn dështimet e tyre.

KF Ulpiana do të vazhdojë me aktivitetin e saj korrekt e dinjitoz deri në ndeshjen e fundit të kampionatit në Ligën e Parë, ku njëkohësisht po punojm fort pa u ndalur që të sigurojm sponsor e donator që në kampionatin 2024/25 t’a rikthejmë klubin tonë aty ku edhe e ka vendin në Superligën e Kosovës pasi Stadiumi “Sami Kelmendi” dhe qytetarët lipjanas e meritojn t’a shijojnë superligen.

Sinqerisht!

Kryesia e KF Ulpiana