Edhe një deputet i VV’së komenton negociatat për koalicionin me LDK'në - Gazeta Express
string(68) "edhe-nje-deputet-i-vvse-komenton-negociatat-per-koalicionin-me-ldkne"

Edhe një deputet i VV’së komenton negociatat për koalicionin me LDK’në

Gazeta Express

15/12/2019 19:16

Koalicioni LDK-VV edhe më larg: Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se LDK ende nuk po bindet se i ka humbur zgjedhjet

Bisedimet për marrëveshjen VV-LDK po vazhdojnë edhe më tutje pa asgjë konkrete. Kohët e fundit ka pasur anëtarë të të dy subjekteve që kanë dhënë mendimin e tyre për qasjen në negociata. E një mendim të tillë e ka dhënë edhe deputeti i VV’së, Arbër Rexhaj.

Lexo Edhe:

Arbër Rexhaj thotë se LDK-ja ende nuk është bindur se VV-ja i ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit. Sipas tij, LDK-ja nuk po sillet si parti e dytë.

“LDK-ja ka dalë e dyta. Ajo nuk po sillet si e tillë. Binduni që VV-ja i ka fituar zgjedhjet!

Në këto zgjedhje qytetarët kanë votuar për kryeministrin e vendit dhe jo për presidentin. Mbi bazën e kësaj, LDK-ja duhet të reflektoj përballë votuesve të saj, duke mos u barrikaduar në pozicione të pakapërcyeshme”, thotë Rexhaj.

Vetëvendosje dhe LDK-ja ende nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Dy liderët e këtyre subjekteve politike, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, kanë zhvilluar disa takime, mirëpo pa rezultate.

Ndërkaq, deputeti Arbër Rexhaj thotë se vendit i duhet një qeveri e ndërtuar pa kushte.“Neve na duhet që vullnetin e qytetarëve të mos e tjetërsojmë, por atë vullnet e besim ta mbrojmë e institucionalizojmë me çdo kusht .Na duhet një qeveri pa kushte, barrikadime, dhe kjo arrihet falë besimit të ndërsjellë”, shprehet Rexhaj.