Edhe 222 persona shërohen nga COVID-19 në Kosovë - Gazeta Express
string(48) "edhe-222-persona-sherohen-nga-covid-19-ne-kosove"

Edhe 222 persona shërohen nga COVID-19 në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 15:03

Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 6 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 392 raste të reja me këtë virus, ndërsa janë shëruar 222 persona.

Lexo Edhe:

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1618 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 392 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 58.088 raste nga 219.760 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.456 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 222 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.953 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.679