E tmerrshme: Shitësit të cigareve ia kallin duart dhe qeshin me të në një kafene në Prishtinë - Gazeta Express
string(92) "e-tmerrshme-shitesit-te-cigareve-ia-kallin-duart-ne-nje-kafene-ne-prishtine-dhe-qeshin-me-te"

E tmerrshme: Shitësit të cigareve ia kallin duart dhe qeshin me të në një kafene në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

08/12/2020 11:38

Një gjest i ulët ka ndodhur në një kafene të Prishtinës. Kamerierët kanë zgjedhur të tallen keq dhe rrezikshëm me një cigareshitës.

Reporteri.net ka publikuar një video të momentit kur një cigareshitësi të njohur në Prishtinë, iu lyen duart me një alkool që ndizet dhe iu vu zjarri.

Lexo Edhe:

Cigarexhiu e përjetoi rëndë, duke u mundur t’i fikte e duke bërtitur, ndërsa ata që ia vunë flakën qeshin dhe e tallin.

Siç edhe shihet në video cigarexhiu vazhdon të ndiejë dhimbje dhe mundohet të shmanget nga tavolinat ku iu kurdis gjithçka.

Të qeshurat, ndërkaq, vazhduan me disa sekonda dhe askush nuk e mori mundin ta qetësonte e as t’i ofronte ndonjë ndihmë cigareshitësit.

Deri më tani nuk është arritur të kuptohet në cilën kafene ka ndodhur ky rast. Gjithçka dihet, është se është në një kafene tek rruga e njohur si “te kafetë e vogla”.