E konfirmon OBSH-ja: Mund të infektoheni dy herë me COVID-19 - Gazeta Express
string(58) "e-konfirmon-obshja-mund-te-infektoheni-dy-here-me-covid-19"

E konfirmon OBSH-ja: Mund të infektoheni dy herë me COVID-19

Gazeta Express

13/10/2020 8:04

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë të ditur se janë shënuar raste të pacientëve që janë infektuar dy herë me COVID-19.

Ghebreyesus në një konferencë për media është përgjigjur në pyetjen nëse ekzistojnë dëshmi se një pacient i shëruar mund të infektohet sërish nga koronavirusi.

Lexo Edhe:

“Kanë ekzistuar disa shembuj ku njerëzit e infektuar me COVID-19, janë infektuar për herë të dytë”.

“Shumica e njerëzve që janë të infektuar me virusin zhvillojnë një përgjigje imune brenda javëve të para, por ne nuk e dimë se sa e fortë ose e qëndrueshme është ajo përgjigje imune, ose si ndryshon për njerëz të ndryshëm”, deklaroi Ghebreyesus.