E bujshme, FC Ballkani zyrtarizon transferimin e Topallit në Turqi - Gazeta Express
string(65) "e-bujshme-fc-ballkani-zyrtarizon-transferimin-e-topallit-ne-turqi"

E bujshme, FC Ballkani zyrtarizon transferimin e Topallit në Turqi

Gazeta Express

13/08/2020 21:37

FC Ballkani ka lajmëruar me anë të një komunikate për shtyp se lojtari i saj i transferuar më 1 korrik të vitit 2018, Jetmir Topalli është transferuar në klubin e Yeni Malatyaspor në Turqi.

Yeni Malatyaspor garon në Superligën e Turqisë dhe sezonin e fundit e ka përfunduar në vendin e 16-të dhe sezonin e ri do të garojë në Ligën e Dytë të Turqisë.

Lexo Edhe:

“Ambienti i zjarrtë ne qytetin e Suharekës, organizimi i mirëfilltë i klubit ka bërë që Jetmiri sot të jetë shumë i kërkuar, duke nënshkruar para pak çastesh me klubin nga Turqia Yeni Malatyaspor”, shkruan në komunikatën e Ballkanit.

Klubi therandas po ashtu i ka uruar futbollistit suksese në klubin e ri. /GazetaExpress/  

Të dashur tifoz , Saktësisht me datën 01.07.2018 Jetmir Topalli ka zbarkuar në stadiumin e qytetit në Suharekë, duke…

Publiée par FC Ballkani sur Jeudi 13 août 2020