Dy sfida interesante në mesjavë - Gazeta Express
string(31) "dy-sfida-interesante-ne-mesjave"

Dy sfida interesante në mesjavë

Basketboll

Gazeta Express

14/12/2021 16:24

Në mesjavë zhvillohet java e 14-të në Superligën e Kosovës në basketboll, apo xhiroja e fundit për stinorin vjeshtor.

Drita që nuk ka shënuar asnjë fitore në stinorin vjeshtor, duke regjistruar 13 humbje, do të përballet me Bashkimin, sfidë që zhvillohet në Prizren. Ndërkohë, basketbollistët e Bashkimit kanë regjistruar shtatë fitore dhe gjashtë humbje.

Lexo Edhe:

Duel shumë interesant shihet ndërmjet Prizrenit 16 dhe Sigal Prishtinës, që po ashtu zhvillohet të mërkurën në Prizren. Skuadra prizrenase ka tetë fitore dhe katër humbje, ndërsa ajo prishtinase shtatë fitore dhe gjashtë humbje. Në takimin e parë ndërmjet tyre në këtë edicion, që u zhvillua në kryeqytet fituan prizrenasit 100:108.

Të enjten Trepça do të sfidohet nga Rahoveci. Mitrovicasit kanë treguar formë të lartë në këtë edicion me nëntë fitore dhe katër humbje, kurse Vreshtarët kanë filluar këndelljen pas një nisje jo të mirë dhe kanë tri fitore e nëntë humbje.

Golden Eagle Ylli – Peja do të regjistrohet rezultati nga Liga Unike.

Superliga – Java 14

E mërkurë

17:00 Drita – Bashkimi 

20:00 Prizreni 16 – Sigal Prishtina                    

E enjte

19:00 Trepça – Rahoveci                                                                           

Golden Eagle Ylli – Peja  (Rezultati nga Liga Unike)