Dy infermierë dhe një mjek janë infektuar me koronavirus në Spitalin e Gjakovës - Gazeta Express
string(79) "dy-infermiere-dhe-nje-mjek-jane-infektuar-me-koronavirus-ne-spitalin-e-gjakoves"

Dy infermierë dhe një mjek janë infektuar me koronavirus në Spitalin e Gjakovës

Gazeta Express

29/03/2020 6:31

Tre nga gjashtë të infektuarit me koronavirus në Gjakovë janë pjesë e stafit shëndetësor të Spitalit Rajonal.

Një nga të infektuarit ishte edhe infermiere në repartin e hemodializës në këtë spital.

Lexo Edhe:

Drejtori i Spitalit “Isa Grezda”, Hilmi Shala, thotë se është dezinfektuar hapësira ku ka punuar infermierja.

Shala thotë që gjendja është nën kontroll dhe 17 pjesëtarë të stafit ditën e premte kanë rezultuar negativë në testin për COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar në natën e së shtunës se është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 91.