Dy ekipet e Superligës që s'kanë shënuar ende fitore në udhëtim - Gazeta Express
string(62) "dy-ekipet-e-superliges-qe-skane-shenuar-ende-fitore-ne-udhetim"

Dy ekipet e Superligës që s’kanë shënuar ende fitore në udhëtim

Futboll

Gazeta Express

16/01/2021 10:39

Superliga e Kosovës në futboll momentalisht është në pushim, pasi përfundoi me sukses stinorin vjeshtor.

Drita është e para në tabelë me 41 pikë, e ndjekur nga Ballkani që ka tri më pak. Këto dy ekipe do të jenë rivalët kryesorë për titull këtë edicion.

Lexo Edhe:

18 javë veçse kanë përfunduar, por ka dy ekipe që ende nuk e kanë shijuar fitoren në udhëtim, raporton Gazeta Express.

Bëhet fjalë për Besën e cila gjendet në vendin e fundit në tabelë dhe Feronikelin, i cili kishte fillimisht ambicie për titullin e kampionit.

“Industrialistët” nga nëntë ndeshjet e zhvilluara në udhëtim kanë regjistruar 3 barazime dhe 6 humbje, kurse pejanët kanë 9 humbje nga 9 ndeshjet e zhvilluara në udhëtim. /Gazeta Express/