Dy ditë për t’i “mbushur bateritë”, zbulohet kur luhen ndeshjet gjysmëfinale - Gazeta Express
string(72) "dy-dite-per-ti-mbushur-baterite-zbulohet-kur-luhen-ndeshjet-gjysmefinale"

Sport

Gazeta Express

07/07/2024 11:03

Dy ditë për t’i “mbushur bateritë”, zbulohet kur luhen ndeshjet gjysmëfinale

Sport

Gazeta Express

07/07/2024 11:03

Janë mësuar dy sfidat gjysmëfinaliste të Euro 2024. Spanjë – Francë dhe Holandë – Angli janë dy supersfidat e kësaj faze. Dy takime mjaft interesante  që premtojnë spektakël.

Dy ditë ekipet do të jenë pushim, mënyrë kjo për të rikarikuar “bateritë” për gjysmëfinalen. Kështu emocionet e gjysmëfinales do të rikthehen ditën e martë.

Gjithçka do të nisë me supersfidën mes Spanjës dhe Francës. Kjo përballje do të luhet në stadiumin “Allianz Arena” në Munich në orën 21:00. Mes tyre do të bëjnë llogaritë e finales së madhe që do të luhet më 14 korrik në Berlin.

Ndërkohë dueli tjetër mes Holandës dhe Anglisë do të luhet ditën e mërkurë. Në orën 21:00 në stadiumin “Signal Iduna Park” në Dortmund, holandezet dhe anglezët do të bëjnë mes tyre llogaritë për biletën e finales.

Advertisement
Advertisement
Advertisement