Duro beson në suksesin e Shqipërisë, ‘lavdëron’ edhe panelin e “Favoritit” - Gazeta Express
string(69) "duro-beson-ne-suksesin-e-shqiperise-lavderon-edhe-panelin-e-favoritit"

Sport

Gazeta Express

15/06/2024 0:20

Duro beson në suksesin e Shqipërisë, ‘lavdëron’ edhe panelin e “Favoritit”

Sport

Gazeta Express

15/06/2024 0:20

Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja.

Në emisionin e sotëm ishte i ftuar në lidhje direkte edhe Klodian Duro, ish-futbollist i Kombëtares së Shqipërisë.

Ai konfirmoi besimin e tij në Shqipërinë në “EURO 2024”.

“Është një grup shumë, shumë i vështirë, por besoj në Shqipëri, pasi kjo e fundit siguroi kualifikimin nga vendi i parë, para Polonisë e Çekisë”, tha ai fillimisht.

Tutje, ai edhe e komplimentoi panelin e emisionit “Favoriti i Europianit”.

“Me të vërtetë, ka moti kohë që s’kam parë këso studio (paneli) të mirë në Kosovë. Ju përgëzoj për zgjedhjet e bëra, sepse emra si Prekazi, Munishi, Batatina e Begolli e pasurojnë futbollin e Kosovës”, shtoi ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement