Dumoshi viziton Prekazin: Krenari e motiv për punë e angazhim - Gazeta Express
string(60) "dumoshi-viziton-prekazin-krenari-e-motiv-per-pune-e-angazhim"

Gazeta Express

21/10/2020 12:46

Me i fundit

Dumoshi viziton Prekazin: Krenari e motiv për punë e angazhim

Gazeta Express

21/10/2020 12:46

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vlora Dumoshi, ka njoftuar se përgjatë ditës së sotme ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” , bashkërisht me kryetarin e Komunës së Prekazit, Bekim Jasharin.

Lajmin Dumoshi e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, duke treguar se i shkoi në vizitë edhe kryetarit të Komunës së Prekazit, për të biseduar “çështje të interesit të përbashkët”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Postimi i plotë:

Për vizitë në Skënderaj shoqëruar nga zv/ministri Halil Matoshi dhe bashkëpunëtorët në MKRS.
Bashkë me Kryetarin Bekim Jashari, vizitën e filluam në Prekazin legjendar në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Secilën herë që ndalem në Prekaz është po e njejta ndjenjë e përzier e krenarisë por njëkohësisht motiv për punë dhe angazhim.
Vizitën e vazhduam në Komunën e Skënderajt ku me Kryetarin Jashari diskutuam për shumë çështje të interesit të përbashkët.
MKRS është prezente me shumë projekte në këtë komunë dhe përmirësimi i ambienteve kulturore dhe sportive ndikon direkt në jetën sociale të këtij qyteti.
Patëm rastin të vizitojmë projektet ku ka investuar ministria dhe ato të cilat kanë filluar sivjet. /Gazeta Express/