Dullovi: Albin Kurti nuk po i përkrah studentët shqiptarë në Maqedoni - Gazeta Express
string(68) "dullovi-albin-kurti-nuk-po-i-perkrah-studentet-shqiptare-ne-maqedoni"

Maqedoni

Gazeta Express

14/05/2026 14:40

Dullovi: Albin Kurti nuk po i përkrah studentët shqiptarë në Maqedoni

Maqedoni

Gazeta Express

14/05/2026 14:40

Gazetari dhe botuesi i gazetës KOHA, Lirim Dullovi, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit lidhur me protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke kritikuar qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një status publik, Dullovi shpreh shqetësimin se protestat për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe po zhvillohen në një moment kur, sipas tij, për herë të parë një kryeministër i Kosovës nuk po i mbështet shqiptarët në vend, por po rreshtohet në mbrojtje të politikave që, siç thekson ai, cenojnë gjuhën dhe dinjitetin shqiptar.

Për të ilustruar peshën e kësaj situate, Dullovi bën një krahasim historik me vitet ’90, kur në Kosovë u suprimua autonomia dhe u vendosën masa represive nga regjimi serb. Ai thekson se, nëse në atë kohë një parti shqiptare nga Maqedonia e Veriut do të kishte mbështetur strukturat bashkëpunëtore të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, një veprim i tillë do të konsiderohej i papranueshëm.

Postimi i plotë i Lirim Dullovit:

Faleminderit, Kosovë!

Protestat e studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe po ndodhin në një moment kur, për herë të parë, një kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, jo vetëm që nuk po i përkrah shqiptarët e Maqedonisë, por është vënë në mbrojtje politike të atyre që sot po prodhojnë politika kundër gjuhës shqipe dhe kundër dinjitetit shqiptar.

Për ta kuptuar peshën e kësaj sjelljeje, mjafton një krahasim historik.

Paramendoni sikur në vitet ’90, kur Serbia suprimoi autonominë e Kosovës dhe instaloi masat e dhunshme përmes Rahman Morinës, Hysamedin Azemit, Ali Shukriut dhe sejdo-bajramoviqëve të kohës, PPD-ja e atëhershme në Maqedoni, si parti shqiptare me peshë, të dilte në mbrojtje politike të atyre kuislingëve të Millosheviqit në Kosovë.

Për fat të mirë, kjo nuk ka ndodhur.

Por, po të kishte ndodhur, si do ta quanin këtë sjellje vëllezërit tanë në Kosovë?

A do ta quanin neutralitet politik, apo do ta quanin me emrin e vet: tradhti?

Faleminderit, Kosovë!

Advertisement
Advertisement
Advertisement