Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar për takimin me qytetarë që ka zhvilluar sot në Istog, bashkë me ish-presidenten Vjosa Osmani.
Në postimin, i pari i LDK’së, ka theksuar interesimin e madh, duke shtuar se, takimi ishte me përplot ide, pyetje e diskutime të mira me qytetarët e këtij qyteti.
Postimi:
“HAJDE FOLIM” në Istog.
Sa shumë interesim. Përplot bashkëbisedim, ide, pyetje e diskutime të mira me qytetarët e këtij qyteti.
Kur njerëzit mblidhen jo vetëm për të dëgjuar, por për të folur, për të kërkuar e për të dhënë mendim, e kupton se shpresa qytetare është zgjuar sërish. Dhe pikërisht nga këto takime po ndërtohet rrugëtimi ynë i përbashkët përpara.
Istogu gjithmonë ka ditur t’i japë zë Lidhjes. Edhe sot, me këtë afërsi njerëzore, dëshmoi se është gati për rrugën që po bëjmë bashkë.