“Jo privilegj, por e drejtë”, Jorida Tabaku për protestën e studentëve - Gazeta Express
string(66) "jo-privilegj-por-e-drejte-jorida-tabaku-per-protesten-e-studenteve"

Maqedoni

Gazeta Express

14/05/2026 14:37

“Jo privilegj, por e drejtë”, Jorida Tabaku për protestën e studentëve

Maqedoni

Gazeta Express

14/05/2026 14:37

Deputetja e Parlamentit të Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka shprehur mbështetjen e saj për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar kërkesën për përdorimin e gjuhës shqipe si një të drejtë themelore dhe të panegociueshme, shkruan gazeta KOHA.

Në një reagim publik, Tabaku theksoi se ka momente historike kur një popull nuk kërkon privilegje apo favore, por vetëm të drejtën për të qenë vetvetja. Sipas saj, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut gëzojnë të drejta që nuk mund të zhbëhen, relativizohen apo mohohen.

Ajo iu referua edhe një takimi të mëhershëm me një nga përfaqësuesit e studentëve, Mevlan Ademin, duke theksuar se tek ai ka parë dinjitet dhe përkushtim për një kauzë thelbësore. Sipas Tabakut, kjo kauzë lidhet me të drejtën për të përdorur gjuhën amtare pa frikë dhe pa paragjykime.

Reagimi i plotë i deputetes Jorida Tabaku:

Ka momente në histori kur një popull nuk kërkon privilegje. Nuk kërkon favore. Kërkon vetëm të drejtën për të qenë vetvetja.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë të drejta që nuk mund të zhbëhen, nuk mund të relativizohen dhe nuk mund t’u hiqen nga askush. Kur takova Mevlanin para disa javësh në Tiranë, pashë tek ai jo zemërimin e një njeriu të revoltuar, por qetësinë dhe dinjitetin e një patrioti që lufton për diçka themelore: të drejtën për gjuhën amtare. Për të drejtën që një njeri të flasë gjuhën e nënës së tij pa frikë, pa paragjykim dhe pa u ndjerë i huaj në vendin e vet.

Sepse gjuha nuk është vetëm komunikim. Është kujtesë. Është identitet. Është historia që një popull ua lë brezave.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohen si qytetarë pa identitet dhe pa rrënjë. Europa që ne besojmë nuk ndërtohet duke heshtur përballë padrejtësive të vogla që me kohën bëhen plagë të mëdha. Integrimi europian nuk mund të jetë një fasadë që fsheh rrëshqitje drejt nacionalizmit apo cenimit të të drejtave themelore.

Prandaj mbrojtja e gjuhës amtare nuk është vetëm një çështje politike. Është një çështje dinjiteti njerëzor. Dhe protesta për këtë të drejtë është jo vetëm legjitime, por e drejtë. Një të drejtë që e mbështes me bindje të plotë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement