Duke luajtur, fëmijët në Istria gjejnë bomba të Luftës së Dytë Botërore - Gazeta Express
string(70) "duke-luajtur-femijet-ne-istria-gjejne-bomba-te-luftes-se-dyte-boterore"

Duke luajtur, fëmijët në Istria gjejnë bomba të Luftës së Dytë Botërore

Lajme

Gazeta Express

25/04/2022 16:10

Gjatë një loje në një ndërtesë të braktisur në qytetin Grožnjan të Istrias, disa fëmijë kanë gjetur dje bomba të Luftës së Dytë Botërore, të cilat policia i mori për t’i shkatërruar dhe inspektoi një vend më të gjerë, duke mos gjetur diçka tjetër.

Pas njoftimit për zbulimin, në vendngjarje u dërgua menjëherë një oficer policie i mbrojtjes nga shpërthimi, i cili ka konstatuar se bëhet fjalë për një bombë të prodhimit britanik të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

Lexo Edhe:

Policia e Istrias paralajmëroi qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe nëse konstatojnë sende që duken si mjete shpërthyese, të mos i prekin, por ta njoftojnë menjëherë policinë.