Dua vazhdon me poza provokative edhe në Vitin e Ri - Gazeta Express
string(50) "dua-vazhdon-me-poza-provokative-edhe-ne-vitin-e-ri"

Dua vazhdon me poza provokative edhe në Vitin e Ri

Yjet

Gazeta Express

03/01/2022 23:37

Këngëtarja Dua Lipa është duke pushuar me familje në St. Barts, e duket se këngëtarja e ka nisur Vitin e Ri aty ku e la, me poza super të nxehta për fansat e saj

2021-ta ishte një vit i suksesshëm për Dua Lipa.

Lexo Edhe:

Një çmim Grammy dhe dy çmime të tjera Brit Awards ishin disa nga sukseset e saj të vitit që lamë pas, pa harruar këtu majat e toplistave ku Dua dominoi me hitet e saj pothuajse tërë vitin.

Tashmë këngëtarja ka vendosur që ta shijojë pushimet e saj, por jo më në krah te të dashurit të saj, Anwar Hadid, që me gjasë do të jetë vetëm një ish i saj tashmë.

Ajo është parë sot në një fotosesion tepër provokative, derisa ka bërë poza seksi me një fustan seksi në rërën e St. Barts.

Para se të shkonte në pushime, Dua kishte bërë një pushim të shkurtër edhe me disa shoqe të saj në Soho. /GazetaExpress/