Driton Kuka me kritika ndaj xhudistëve të tij, shpreson në norma të tjera olimpike - Gazeta Express
string(81) "driton-kuka-me-kritika-ndaj-xhudisteve-te-tij-shpreson-ne-norma-te-tjera-olimpike"

Sporte tjera

Gazeta Express

11/03/2024 16:03

Driton Kuka me kritika ndaj xhudistëve të tij, shpreson në norma të tjera olimpike

Sporte tjera

Gazeta Express

11/03/2024 16:03

Gjatë të shtunës, Donjeta Sadiku ka siguruar normën për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Për këtë sukses të Sadikut, ka folur trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili e ka vlerësuar lartë këtë arritje të saj.

Lexo Edhe:

Aktualisht pesë xhudistë të Kukës janë brenda zonës që e siguron normën olimpike, shkruan “Gazeta Express”.

Dy prej tyre, Akil Gjakova e Loriana Kuka, garuan fundjavën e kaluar në Grand Prix në Linz të Austrisë.

Kuka shprehu dëshpërimin e tij me të dy garuesit, të cilët sipas tij patën paraqitje që lë shumë për të dëshiruar.

Gjithashtu, ai shpreson që sa më shumë sportistë ta sigurojnë normën olimpike, e jo të shkojnë në Olimpiada si turistë. /Gazeta Express/