Drita mposhtet në Skënderaj, vendos goli i Ronaldos - Gazeta Express
string(50) "drita-mposhtet-ne-skenderaj-vendos-goli-i-ronaldos"

Futboll

Gazeta Express

19/04/2026 17:10

Drita mposhtet në Skënderaj, vendos goli i Ronaldos

Futboll

Gazeta Express

19/04/2026 17:10

Kampionia në fuqi, Drita është mposhtur në “Bajram Aliu” të Skënderajt nga Drenica.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani u mposht minimalisht nga Drenica.

Vendasit shënuan golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 43-të, me anë të Ronaldo Chacon.

Drita pati tërë pjesën e dytë për të reaguar, por që nuk arriti të shënojë as golin e barazimit.

Megjithatë, një ngushëllim për gjilanasit është se edhe kandidati kryesor për titull, Ballkani u mposht nga Malisheva.

Kështu, Drita e mbanë ende epërsinë prej pesë pikëve në krye të tabelës.

Momentalisht, Drita ka 54 pikë, derisa Ballkani ka 49 sosh.

Drenica është e shtata me 35 pikë, duke i ikur dy pikë barazhit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement