Është mbyllur pjesa e parë e ‘finales’ së Premierligës në “Etihad”.
Në kuadër të xhiros së 33-të në Premierligë, Manchester City po i bën konak Arsenalit.
Pas një 45-minutëshi të parë të zjarrtë, rezultati është 1-1, shkruan “Gazeta Express”.
Dy gola u shënuan për një hark kohor prej 2 minutash.
Fillimisht shënoi francezi Rayan Cherki, në minutën e 16-të, pasi vallëzoi në mbrojtjen e mysafirëve.

Mirëpo, përgjigja e Arsenalit ishte e shpejtë.
Kai Havertz shfrytëzoi maksimalisht një gabim të portierit të Cityt, Gianluigi Donnarumma, i cili në tentim për të larguar topin, e goditi sulmuesin gjerman.

Kështu, pjesa e parë u mbyll me shifra të barabarta.
Me këtë rezultat, Arsenali si lider ka 71 pikë, gjashtë më shumë se City që është i dyti me 65 pikë./GazetaExpress/