Raportohen tensione në Pejë, tifozët e Vëllaznimit arrestohen nga Policia e Kosovës - Gazeta Express
string(82) "raportohen-tensione-ne-peje-tifozet-e-vellaznimit-arrestohen-nga-policia-e-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

19/04/2026 18:01

Raportohen tensione në Pejë, tifozët e Vëllaznimit arrestohen nga Policia e Kosovës

Futboll

Gazeta Express

19/04/2026 18:01

Është raportuar se ka pasur tensione në Pejë, pas ndeshjes Rilindja 1974 – Vëllaznimi në Ligën e Parë.

Thuhet se disa tifozë të skuadrës gjakovare janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Arsye për këtë thuhet të jetë presioni i tyre ndaj lojtarëve të Vëllaznimit, pasi tifozët shkuan te zhveshtorja e skuadrës gjakovare, për të kërkuar llogari.

Raportohet më tutje se ka pasur edhe hedhje të gazit lotsjellës, për të shpërndarë turmën.

Kjo pasi ndeshja në Pejë, mes Rilindjës dhe Vëllaznimit u mbyll 1-1.

Ky barazim i lëndon gjasat e Vëllaznimit për një vend në Superligë sezonin e ardhshëm. Vëllaznimi mbeti në vendin e pestë me 58 pikë, katër më pak se vendi i parë, që mbahet nga Dinamo e Ferizajt./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement