Dajaku reagon ashpër për rastin në ndeshjen Drenica – Drita: Kosova, vend i çudirave tragji-komike - Gazeta Express
string(94) "dajaku-reagon-ashper-per-rastin-ne-ndeshjen-drenica-drita-kosova-vend-i-cudirave-tragji-komike"

Futboll

Gazeta Express

19/04/2026 17:22

Dajaku reagon ashpër për rastin në ndeshjen Drenica – Drita: Kosova, vend i çudirave tragji-komike

Futboll

Gazeta Express

19/04/2026 17:22

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7 dhe ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Taulant Dajaku ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”.

Dajaku ka shkruar për ndeshjen Drenica – Drita, e cila u fitua nga vendasit me shifrat prej 1-0.

Por çka tërhoqi më shumë vëmendjen e Dajakut është një rast që ka ndodhur gjatë ndeshjes, kur një lojtar i Dritës ra në tokë.

Kjo ndodhi, pasi sipas tij u godit nga topi.

“Paramendo …thjesht topi i FFK-s e ka godit dhe duhet nderrim sepse lojtari ka pesu lendim te rend !!!

Kosova ky vend i cudirave tragji-komike !!!

Topat e korrupsionit te FFK-s rrezikojn shendetin e lojtarve!”, ka shkruar Dajaku.

Drenica fitoi 1-0 ndaj Dritës, me një gol të shënuar nga Ronaldo Chacon në minutën e 43-të të ndeshjes.

Megjithatë, Drita mbetet lidere me 54 pikë, kundrejt 49 të Ballkanit, pasi edhe suharekasit u mposhtën nga Malisheva sot./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement