Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, në kuadër të “Antalya Diplomacy Forum”.
Ajo ka bërë të ditur se gjatë takimit ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe ka falënderuar atë për, siç ka thënë, angazhimin e vazhdueshëm në thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.
Osmani po ashtu ka vlerësuar rolin e Pakistanit në ndërmjetësimin e krizave globale, duke e cilësuar këtë si reflektim të përkushtimit për paqen.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem dhe të bisedoj me Kryeministrin e Pakistanit Shehbaz Sharif, të cilin e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm në thellimin e bashkëpunimit me Kosovën. Gjithashtu vlerësova rolin e rëndësishëm të Pakistanit në ndërmjetësimin e krizave globale, duke reflektuar përkushtimin e këtij shteti për paqen, dhe u urova suksese në raundin e ardhshëm të ndërmjetësimit”, ka shkruar ajo në Facebook.