Dosjet e Speciales, Hoti thotë se nuk i komenton se është kryeministër normal - Gazeta Express
string(76) "dosjet-e-speciales-hoti-thote-se-nuk-i-komenton-se-eshte-kryeminister-normal"

Dosjet e Speciales, Hoti thotë se nuk i komenton se është kryeministër normal

Gazeta Express

24/09/2020 11:33

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është pyetur sot nga gazetarët për dosjet e Speciales që janë dorëzuar në zyrat e veteranëve, raporton Gazeta Express

Hoti ka thënë se nuk do të përfshihen në punë të drejtësisë. Kjo sipas tij, pasi që Kosova ka tash e sa muaj një Qeveri normale.

Lexo Edhe:

Kreu i ekzekutivit ka bërë thirrje që drejtësia të kryejë punën e vet.

“Ndoshta çuditeni që tash e tre muaj ka një qeveri normale. Tash e tre muaj ka një qeveri normale, që i ka kompetencat e veta që nuk i përzihet drejtësisë, ndoshta çuditeni pse e kemi këtë qasje, punët e drejtësisë janë të ndara me ato të Qeverisë, unë bëj thirrje që drejtësia të kryejë punën e vet në mënyrë të paanshme”, ka thënë ai. /GazetaExpress/