Domgjoni gol, Selmani pritje vendimtare, ish-ët e Laçit shkëlqejnë në Turqi - Gazeta Express
string(75) "domgjoni-gol-selmani-pritje-vendimtare-ish-et-e-lacit-shkelqejne-ne-turqi-2"

Domgjoni gol, Selmani pritje vendimtare, ish-ët e Laçit shkëlqejnë në Turqi

Gazeta Express

12/07/2020 22:21

Gentian Selmani dhe David Domgjoni protagonistë në barazimin 2-2 të skuadrës së Menemen në fushën e Bursasporit në javën e 33-të në Ligën e Parë të Turqisë.

Të dy ish-futbollistët e Laçin luajtën titullarë në këtë sfidë, duke treguar madje formë të mirë.

Lexo Edhe:

Mbrojtësi shtatlartë shënoi golin e parë të takimit si dhe mori pjesë me një lëvizje mashtruese edhe në momentin e barazimit 2-2, ndërsa “gardiani” Selmani nuk mundi të shmangte golat në dy rastet e 11-metërshave, por kreu disa ndërhyrje të tjera vendimtare, duke ndihmuar ekipin e tij që të merrte një pikë në këtë transfertë të vështirë. /SS/