Mjeku Fitim Selimi niset për në Gjykatën Speciale - Gazeta Express
string(52) "doktori-fitim-selimi-nisset-per-ne-gjykaten-speciale"

Mjeku Fitim Selimi niset për në Gjykatën Speciale

Gazeta Express

18/02/2020 9:44

Mjeku Fitim Selimi ka udhëtuar në Hagë, ku do të intervistohet nga Gjykata Speciale. Këtë e ka bërë të ditur në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se suksesi është arritur më 1999, me triumfin e UÇK-së.

Lexo Edhe:

“Për të gjithë shqiptaret: Suksesi është arrijtë me 1999, me triumfin e UÇK- së!

Ecim më tutje…! Ju dua shumë!”, ka shkruar mjeku Selimi.

Kurse dje, përmes një postimi, kërkoi mirëkuptim nga pacientët pasi ka thënë se do të mungojë deri më 21 shkurt.

Ai është thirrur nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit. Këtë e kishte bërë të ditur vetë përmes një statusi në Facebook, të publikuar me 11 nëntor të vitit të kaluar.