Do grabiste banesën në Itali, shqiptari bie nga 9 metër lartësi, humb jetën - Gazeta Express
string(73) "do-grabiste-banesen-ne-itali-shqiptari-bie-nga-9-meter-lartesi-humb-jeten"

Do grabiste banesën në Itali, shqiptari bie nga 9 metër lartësi, humb jetën

Gazeta Express

07/08/2020 11:25

Mediat italiane shkruajnë se një tridhjetë vjeçar shqiptar vdiq pasi ra nga kati i dytë i një ndërtese në Santhià (Vercelli, Itali), në të cilën ai ishte futur së bashku me një bashkëpunëtor për të vjedhur.

Raportohet se pas mbërritjes së karabinierëve, hajduti i dytë u arratis ndërsa viktima, një shtetas shqiptar, ra nga rreth nëntë metra lartësi.

Lexo Edhe:

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por ai humbi jetën teksa po transportohej me helikopter në spitalin e Torinos.