Djokoviq 'kapet' me tenistin ukrainas: Jam fëmijë i luftës, e kuptoj ndjenjën - Gazeta Express
string(73) "djokoviq-kapet-me-tenistin-ukrainas-jam-femije-i-luftes-e-kuptoj-ndjenjen"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/06/2022 19:03

Djokoviq ‘kapet’ me tenistin ukrainas: Jam fëmijë i luftës, e kuptoj ndjenjën

Sporte tjera

Gazeta Express

25/06/2022 19:03

Tenisti i tretë në botë, Novak Gjokovic, nuk është plotësisht dakord me kërkesën e tenistit ukrainas Sergei Stakhovsky për të ndaluar pjesëmarrjen e të gjithë sportistëve rusë.

Siç tha ai, është rritur në luftë dhe ai e di se si ndihet.

Lexo Edhe:

“Unë e njoh Sergein për një kohë të gjatë. Ai ishte kolegu im në fushë për një kohë të gjatë. Ne kemi një marrëdhënie të mirë. E kontaktova dhe folëm së fundmi. E kuptoj zhgënjimin që vjen nga ai dhe populli ukrainas ndaj Rusisë dhe gjithçkaje që po ndodh”, tha Gjokoviç dhe më pas shpjegoi qëndrimin e tij më në detaje.

“Ajo që mund të them si fëmijë i luftës, në fakt disa prej tyre gjatë viteve ’90, është të dimë se si është të jesh në atë pozicion. Megjithatë, nga ana tjetër, nuk jam plotësisht dakord me ndalimin e rusëve dhe bjellorusëve. Unë nuk mendoj se kjo është e drejtë.”

Ai ka ofruar edhe një zgjidhje.

“Unë mendoj se ata do të pranonin një kompromis si në Lojërat Olimpike, të luanin nën një flamur neutral. Mendoj se e meritojnë të garojnë. Ata janë sportistë profesionistë. Asnjëri prej tyre nuk e mbështeti luftën, apo diçka të tillë”, tha tenisti serb. /Gazeta Express/