Dje ka filluar Festivali Veror i Librit në Durrës - Gazeta Express
string(49) "dje-ka-filluar-festivali-veror-i-librit-ne-durres"

Dje ka filluar Festivali Veror i Librit në Durrës

Arte

Gazeta Express

18/08/2022 14:12

Shoqata e Botuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit, kanë hapur dje zyrtarisht festivalin e Librit në qytetin e Durrësit.

Festivali do të vazhdoj të jetë i hapur deri më 21 gusht, në shëtitoren Taulantia, nga ora 19:00 deri në orën 23:00.

Lexo Edhe:

Një ngjarje e rëndësishme kulturore e librore, që do të bëjë bashkë shkrimtarë, përkthyes, botues, pedagogë, aktorë, muzikantë e personalitete të tjera të fushës së letrave që kanë një qëllim të vetëm: të gjallërojnë jetën kulturore të qytetit bregdetar dhe të nxisin dashurinë për librin e leximin, veçanërisht te të rinjtë.

Mbrëmje poetike, tryeza debatesh, biseda me personalitete, fragmente arti, tinguj muzike dhe shumë e shumë libra!

Një aktivitet i organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, me mbështetjen e Bashkisë së Durrësit, Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit!

/Gazeta Express