Djali i yllit të NBA, në mesin e tifozëve virtualë gjatë ndeshjes - Gazeta Express
string(64) "djali-i-yllit-te-nba-ne-mesin-e-tifozeve-virtuale-gjate-ndeshjes"

Djali i yllit të NBA, në mesin e tifozëve virtualë gjatë ndeshjes

Gazeta Express

05/08/2020 13:14

Në ndeshjen e së martës kundër Brooklyn Nets, yllin e Milwauke Bucks, Giannis Antetokounmpon, e përcolli në mesin e tifozëve virtualë edhe djali i tij Liam, në krahët e nënës, Mariah Riddlesprigger.

Sezoni 2019/20 i NBA rinisi më 30 korrik në kompleksin Disney World në Orlando, ku po qëndrojnë të izoluar të gjithë lojtarët dhe stafi i 22 klubeve, ndërsa ndeshjet rinisën pa tifozë në arena, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por, përderisa tifozët e kanë të pamundur të jenë fizikisht në arenë shkaku i rrezikut nga Covid-19, NBA ua ka mundësuar tifozëve të hyjnë t’i shikojnë ndeshjet në mënyrë virtuale, të lidhur me disa ekrane afër fushës.

Për secilën ndeshje që Bucks e zhvillon si vendas, 300 tifozë mund të lidhen drejtpërdrejt për t’i shikuar ndeshjet. Prioritet kanë tifozët që kanë bileta sezonale dhe ata që kishin bileta për ndeshjet që zhvillohen.

Bucks e humbën këtë ndeshje me rezultat 119:116. Tomothy Luwawu-Cabarrot i Nets theu rekord personal në karrierë me 26 pikët e tij të shënuara dhe dy trepikëshat vendimtare që ia dhanë Brooklyn Nets fitoren kundër Bucks.

MVP-ja Giannis Antetokounmpo i shënoi 16 pikë në pjesën e parë, ndërsa pushoi për tërë pjesën e dytë, njëjtë si Khris Middleton, shkaku i vendimit që e kishte marrë trajneri Mike Budenholzer qysh para ndeshjes.

Kjo ishte disfata e gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit të zhvilluara nga Bucks, që megjithatë e ka siguruar pozitën e parë në Konferencën e Lindjes në NBA. /Gazeta Express/