Djali i saj vrau veten, këngëtarja shkon në funeral me kostum ngjyrë rozë - Gazeta Express
string(72) "djali-i-saj-vrau-veten-kengetarja-shkon-ne-funeral-me-kostum-ngjyre-roze"

Djali i saj vrau veten, këngëtarja shkon në funeral me kostum ngjyrë rozë

Lajme

Gazeta Express

16/01/2022 8:17

Këngëtarja Sinead O’Connor bëri homazhe për djalin e saj të ndjerë, ndërsa u pa e veshur me një kostum ngjyrë rozë, në funeralin e 17-vjeçarit të vetëvrarë para disa ditësh.

Shane u varros pas një ceremonie të ndjekur nga 50 persona, duke përfshirë babain e tij Donal Lunny, në varrezat dhe krematoriumin Newlands Cross në perëndim të Dublinit, shkruan DailyMail.

Lexo Edhe:

Sinead, e cila kishte veshur ngjyra të ndezura në përputhje me dëshirat e djalit të saj, shkroi në Tëitter menjëherë më pas duke thënë se kjo veshje e saj do t’i kishte pëlqyer djalit të saj.

Këngëtarja irlandeze, 55 vjeçe, shkroi: “Sapo i thamë lamtumirë engjëllit tonë të bukur, Shaney. Ceremoni shumë e bukur mortore. Shane do ta kishte dashur atë”.

Duke iu referuar shprehjes mantra që do të thotë ‘paqe’ që shfaqet në lutjet dhe shkrimet budiste, ajo vazhdoi: “Ai gjithmonë këndonte “Om. Shanti”.

Sinead konfirmoi të shtunën e kaluar se Shane, të cilin ajo e përshkroi si “dritën e jetës së saj”, kishte vrarë veten pasi u arratis nga spitali, në të cilin po monitorohej për vetëvrasje.

Ceremonia mortore erdhi përpara një shërbimi përkujtimor për adoleshentin që do të zhvillohet në Bray, Co Wicklow, sot në mbrëmje.

Sinead, e cila e ndryshoi emrin e saj në Shuhada’ Davitt në vitin 2018, shkroi javën e kaluar: “Djali im i bukur, Nevi’im Nesta Ali Shane O’Connor, vetë drita e jetës sime, vendosi t’i japë fund luftës së tij tokësore sot dhe tani është me Zotin”.

“U prehtë në paqe dhe askush mos e pastë shembullin e tij. Foshnja ime. Të dua shumë. Shpresoj të jesh në parajsë”, shkroi artistja irlandeze.